Ndërlidhjet

Ende nuk dihet burimi i bakteries vdekjeprurëse në Evropë


Hetuesit e sigurisë evropiane të ushqimit po bëjnë përpjekje që të zbulojnë nivelin e përhapjes dhe burimin e bakteries “E.coli” që deri më tash ka shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe ka infektuar më shumë se 1 mijë të tjerë, kryesisht në Gjermani.

Autoritetet gjermane fillimisht kanë menduar se fajtor për përhapjen e kësaj bakterie janë trangujt nga Spanja, mirëpo testt e mëtutjeshme kanë treguar se ato nuk ishin saktësisht përhapësit e bakteries vrasëse.

Zyrtarët thonë se viktimat me siguri janë infektuar duke ngrënë tranguj dhe domate të papërpunuara, mirëpo burimi i saktë i bakteries ende nuk dihet.

15 viktimat e raportuara kanë ndodhur në Gjermani dhe një tjetër në Suedi, derisa infektimet janë raportuar edhe në Britani, Danimarkë, Francë dhe Holandë, kryesisht në mes të njerëzve që së fundi kishin udhëtuar në Gjermani.

Rusia i ka ndaluar trangujt dhe domatet që importohen nga Spanja dhe Gjermania si përgjigje ndaj situatës ka paralajmëruar se do e zgjerojë ndalesën për produktet e tilla nga të gjitha shtetet e BE-së, derisa të zbulohet burimi i infeksionit.
XS
SM
MD
LG