Ndërlidhjet

27 milionë meshkuj, gra dhe fëmijë të shfrytëzuar


Hillari Klinton
Hillari Klinton
Raporti për Trafikimin e Personave në vitin 2011 reflekton terminologjinë dhe vlerat e Protokolit të Trafikimit të Kombeve të Bashkuara, “që synon garantimin e parandalimit, dënimin dhe mbrojtjen për numrin maksimal të viktimave”.

Shtetet e Bashkuara e definojnë trafikimin e njerëzve si çështje ku përfshihen të gjitha sjelljet në punën e detyruar dhe trafikimin e personave të rritur dhe të fëmijëve për shfrytëzim komercial seksual.

Me rastin e publikimit të raportit në Uashington, sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, pos tjerash, tha:

“Për fat të keq, për shkak të lehtësimit të transportit dhe komunikimeve globale, që mund të depërtojnë thellë në fshatra, me premtime dhe fotografi se çfarë mund të jetë jeta më e mirë, tash ne shohim më tepër qenie njerëzore që po shfrytëzohen, sesa përpara. Të tillë janë më tepër se 27 milionë meshkuj, gra dhe fëmijë. Qeveritë kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm, por ne duhet realisht t’i përziejmë përkushtimet me aksione, me qëllim që të kemi rezultate”, tha Klinton.

Trafikim i personave ose trafikim i njerëzve konsiderohet çfarëdo aktiviteti kur një person e merr dhe e mban një person tjetër në shërbim të detyruar.

Ligji i Shteteve të Bashkuara, i njohur si “Akti i Mbrojtjes së Viktimave të Trafikimit”, këtë shërbim të detyruar e përshkruan me terma të ndryshëm, përfshirë “robërim të pavullnetshëm”, “skllavëri” - që nënkupton praktikën e dhunshme dhe të skllavërisë seksuale - pastaj “borxh me skllavëri” dhe “punë e detyruar”.
Shumica e shteteve të botës e kanë ratifikuar Protokolin e Palermos, i cili është mitratuar në Kombet e Bashkuara në vitin 2000 dhe kërkon ndaljen dhe dënimin e krimeve të trafikimit të njerëzve.

Raporti i vitit 2011 thekson se shumica e shteteve të botës e kanë ratifikuar Protokolin e Palermos, i cili është mitratuar në Kombet e Bashkuara në vitin 2000 dhe kërkon ndaljen dhe dënimin e krimeve të trafikimit të njerëzve.

Megjithëkëtë, 62 vende kurrë nuk kanë arritur të dënojnë për trafikim. Por, raporti thekson se ka arsye për optimizëm, sepse “numri i përgjithshëm i akuzave dhe dënimeve është rritur ngadalë gjatë tre vjetëve të fundit: prej 5 mijë ndjekjeve penale dhe 3 mijë dënimeve të bëra në nivelin global në vitin 2008, në vitin 2010 është arritur në 6 mijë ndjekje penale dhe 3600 dënime”.

Zonja Klinton tha se përkundër rritjes së programeve qeveritare, ashtu dhe të atyre joprofitabile që synojnë parandalimin dhe dënimin e tregtisë me qenie njerëzore, përfshirë ligjet e reja për t’i dënuar ata që përfitojnë nga trafikimi, duhet të bëhet më tepër.

Masat e suksesit nuk mund të jenë nëse vendi e ka miratuar ligjin, pasi këtë e kanë bërë shumë në dekadën e fundit. Tash ne duhet të jemi të sigurt se ligjet po implementohen dhe se vendet po i përdorin mjetet që janë krijuar për këtë çështje”, tha Klinton.

Ajo theksoi se ky raport është pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për ta pasur parasysh problemin, në mënyrë që ai të mund të parandalohet dhe të dënohet.

Për këtë arsye, sipas saj, Zyra e Departamentit amerikan të Shtetit për Monitorimin dhe Luftimin e Trafikimit të Njerzëve do t’i përdorë rezultatet e raportit për harmonizimin e përpjekjeve me secilën qeveri, që është e përkushtuar për përmirësimin e pozitës së vet. (f.b.)
XS
SM
MD
LG