Ndërlidhjet

SHBA: Filloi procesi kundër Betim Kaziut


Shtetasi amerikan, që banonte në Nju Jork, kishte udhëtuar tejoqeanit për t’u bashkuar me grupet e lidhura me al-Kaidën dhe për të vrarë trupa amerikane, me qëllim që të vdiste si martir për fenë e tij islamike, thanë sot prokurorët federalë në fillimm të procesit gjyqësor kundër Betim Kaziut, 23 vjeçar, me shtetësi amerikane.

Ai ishte arrestuar në vitin 2009 dhe ishte akuzuar për komplot për t’u bashkuar me një grup të ndërlidhur me al-Kadiën dhe për t’u furnizuar me armatim automatik, për t’i vrarë ushtarët amerikanë, që shërbenin në Afganistan, Irak dhe në Ballkan.

“Al-Kaida dhe organizatat e tjera të jashtme terroriste kanë bërë thirrje për t’i marrë armët” në dorë, tha ndihmës prokurori i SHBA-ve, Seth DuCharme, dhe shtoi se “Betim Kaziu iu përgjigj kësaj thirrjeje”.

Por, Henry Steinglass, avokati i të akuzuarit Kaziu, tha se “dëshmitë do të tregojnë se ekzistojnë edhe interpretime të tjera” të videove dhe të komunikimeve të tjera, e këto do të jenë “intepretime për pafajësi”.

Kaziu, ish rojtar, akuzohet për konspiracion për të kryer vrasje tejoqeanit dhe konsipracion për mbështejtje materiale për terroristët. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Duke i shfrytëzuar informatat nga një shok i udhëtimit të Kaziut, autoritetet federale dhe ato të Nju Jorkut bashkëpunuan me agjentët në Kosovë, për ta arrestuar Betim Kaziun, në gusht të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG