Ndërlidhjet

Obama nderon Gejtsin me Medaljen e Lirisë


Presidenti amerikan Barak Obama e ka nderuar sekretarin në largim të mbrojtjes, Robert Gejts me medaljen më lë lartë civile të shtetit në një lëvizje befasuese, në ceremoninë lamtumirëse për Gejtsin, që u mbajt në Uashington.

Obama e nderoi Gejtsin me Medaljen Presidenciale të Lirisë, dhe e quajti atë një nga sekretarët më të mire të mbrojtjes, që SHBA ka pasur ndonjëherë.

“Ky që shihni është një njeri, që e kam njohur dhe respektuar- një patriot modest amerikan, një njeri i arsyeshëm dhe i njerëzishëm, dhe thejsht një nga nëpunësit më të mirë publikë. Bob, sot nuk je vetëm një nga sekretarët e mbrojtjes që ka shërbyer më së gjati në historinë amerikane, por është e qartë se je një nga më të mirët”, tha Obama.

Gejts është emocionuar gjatë marrjes së çmimit, por ka bërë shaka me Obamën,

“Është dashur ta dimë muaj më parë, se jeni marrë mjaft mirë më këto gjërat e operacioneve të fshehta”- një referencë kjo për misionin amerikan që vrau liderin e al Kaidës, Osama bin Ladenin më 2 maj.

Gejts u ka shërbyer 8 presidentëve, në një karrierë që zgjati katër dekada.

Obama i ka dhënë merita atij për uljen e vrullit të luftës në Irak dhe për bërjen e
startegjisë së re për Afganistanin.

Gejts zëvendësohet në postin e sekretarit të mbrojtjes, nga drejtuesi aktual i CIA-s, Leon Paneta.
XS
SM
MD
LG