Ndërlidhjet

Kuçi pret delegatët e Kuvendit të “2 Korrikut”


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur të shtunën delegatët e Kuvendit të Kosovës të legjislativit të vitit 1990 me rastin e 2 Korrikut, Ditës së shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se 2 Korriku ka rëndësi jo vetëm në kuptimin historik dhe kombëtar por në kuptimin politik demokratik, por edhe juridik për Kosovën.

“Qeveria e Kosovës, unë dhe gjithë qytetarët e Republikës ndihen krenar me atë ditë dhe ju protagonistët e asaj ngjarje që ka rëndësi për ngjarjet që ndodhën më pas”, theksoi Kuçi.

Sipas tij, data e 2 Korrikut është shembulli më i mirë se si institucionet e një vendi reflektojnë vullnetin e qytetarëve.

Kjo datë shënon shkëputjen institucionale me Serbinë ka shtuar ai.

“Sot 21 vite pas nga kjo ngjarje ju duhet të ndjeheni krenar. Kosova ka nevojë ende për juve, për kontributin tuaj për ndërtimin e vendit. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithmonë do të jetë mirënjohëse për njerëzit, për individët dhe ngjarjet që kanë bërë protagonizmin e kësaj historie”, ka deklaruar Kuçi.

Deklarata e 2 Korrikut ishte një nga përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për t’u shkëputur nga Serbia gjatë fillimi tët viteve të 90-ta, kur regjimi i Milosheviqit kishte aneksuar autonominë e Kosovës.

Një ditë më herët pritje për delegatët e Kuvendit të 1990-ës ka organizuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG