Ndërlidhjet

Kuçi takon Fylen në Bruksel


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.

Ai do të jetë atje deri me 15 korrik, ku do të ketë takime të nivelit të lartë më Komisionerë të Bashkimit Evropian, ka njoftuar kabineti i Kuçit, përmes një komunikate për media.

Gjatë kësaj vizite, bëhet e ditur se Kuçi, do të takohet me Sthefan Fylen, Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore si dhe me personalitete të tjera.

Gjatë kësaj vizite, ministri Kuçi raportohet se do t’i paraqesë të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në prag të publikimit të Raportit të Progresit.
XS
SM
MD
LG