Ndërlidhjet

Mbahet takimi joformal i ministrave të brendshëm të BE-së


Sistemi i përbashkët evropian për dhënien e azilit, zgjidhja e krizës në sistemin e shengenit me sigurimin e kufijve të jashtëm dhe problemi i narkotikëve, janë disa nga çështjet që do të diskutohen sot, në takimin joformal të ministrave të punëve të brendshme dhe atyre të drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së.

Takimi mbahet në Sopot, në veri të Polonisë.


Polonia, si kryesuese e radhës e BE-së, mëton që në gjashtë muajt e presidencës, të përshpejtojë përgatitjet për zbatimin e një sistemi të përbashkët për dhënien e azilit.

Debati për krizën në sistemin e Shengenit ndërkaq, është nxitur pas vendimit të Danimarkës, që të rivendosë kontrollin kufitar, në kundërshtim me marrëveshjen e Shengenit.

XS
SM
MD
LG