Ndërlidhjet

Bulqizë: Rëndohet gjendja e grevistëve


Greva e minatorëve të Bulqizës ka hyrë në ditën e tetë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet edhe më tej, njoftojën mediat shqiptare.

Minatorët janë ngujuar në thellësitë e minierës në nivelin e 14-të me kërkesën për rritje pagash dhe përmirësim kushtesh në punë.

Pronarja e firmës austriake, Decometal, pronare e kompanisë shqiptare ACR, zonja Skatsche Depisch, përmes një deklarate për media, kërkoi që minatoret të pranojnë diskutimin dhe të dalin nga greva.

Në deklaratën e saj theksohet se rreth 700 minatorëve u është miratuar kërkesa për rritje page me 20 % dhe brenda pak kohësh si dhe përmirësimin e kushteve të punës,

Në grevë gjenden 15 minatorë. Ata kërkojnë rritje page në masën 40 përqind.
XS
SM
MD
LG