Ndërlidhjet

Berisha i kërkon Kinës njohjen e Kosovës


Ministri i Jashtëm kinez, Jang Jieçi, ka qëndruar në Tiranë, ku është njohur hapur me kërkesën e Shqipërisë që Kina të njohë sa më shpejt pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Sali Berisha i kërkoi kryediplomatit kinez që Pekini të marrë në shqyrtim njohjen e pavarësisë së Kosovës, si veprimi më i drejtë në kuadër të stabilitetit dhe paqes në rajon.

Jieçi tha se Qeveria kineze i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se "Kina është për një zgjidhje të përshtatshme me dialog dhe në bazë të rezolutave të OKB-së".

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ministri tha se Kina mbështet dialogun mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG