Ndërlidhjet

Kina mohon përfshirjen në sulmet kibernetike


Mediat shtetërore kineze kanë hedhur poshtë çdo përfshirje te qeverisë në sulmet e fundit kibernetike në institucionet e profilit të lartë, ku përfshihen edhe Kombet e Bashkuara dhe Qeveria e SHBA-së.

Gazeta e partisë komuniste, “The People's Daily”, e ka kritikuar si të “papërgjegjshëm” një raport të publikuar të mërkurën, nga një kompani për sigurinë e komjuterëve McAfee Inc., në të cilin shumë analistë flasin për përfshirjen e Kinës.

Raporti thotë se operacioni pesë-vjeçar i quajtur "Operation Shady RAT" ka vënë në shënjestër qeveritë e SHBA-së, Kanadasë, Indisë, Koresë Jugore, Tajvanit, Vietnamit dhe organizatave tjera kryesore.

SHBA ka akuzuar Kinën se po organizon sulme të fshehta kibernetike.
XS
SM
MD
LG