Ndërlidhjet

Ndërron jetë ish-zëvendëskryeministri polak


Andrej Leper, politikani populist i Polonisë, i cili ka shërbyer si zëvendëskryeministër derisa është goditur nga skandali seksual, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Policia tha se trupi u gjet në zyrën e tij në Varshavë, ndërsa dyshimet e para flasin për vetëvrasje.

Në vitin 1990, Leper ka udhëhequr protestat kundër politikave të qeverisë, të cilat konsideroheshin të dëmshme për fermerët.

Në vitin 2000, ai formoi një parti politike, e cila u bë partnere e vogël në qeverinë konservatore-nacionaliste. Kjo e fundit ishte në pushtet në periudhën 2005-2007.

Leper akuzohej se ka kërkuar "marrëdhënie seksuale" nga një grua që punonte për partinë e tij. Ai u dënua për këto akuza vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG