Ndërlidhjet

Gjermania arrin marrëveshje me Malin e Zi


Ministri i jashtëm gjerman ka nënshkruar një marrëveshje me Malin e Zi për varrosjen e mbetjeve mortore të më shumë se 400 ushtarëve gjermanë, të vrarë në Mal të Zi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Guido Vestervelle ka thënë sot në Podgoricë se marrëveshja për ndërtimin e një varreze në Mal të Zi, “përfaqëson një ndërlidhje midis përballjes me të kaluarën dhe orientimin drejt së ardhmes”.

Punonjësit e ndërtimtarisë kanë zhvarrosur nga një lokacion në vitin 2007 mbetjet mortore të rreth 400 ushtarëve gjermanë, të vrarë në vitet 1941 – 1945, në përleshjet e armatosura me partizanët komunistë të Jugosllavisë së atëhershme.

Lokacioni gjendet në njërën nga paralagjet e Podgoricës. Rreth 1,600 ushtarë gjermanë nga gjithsejt 2,000, të cilët besohen se janë vrarë në Mal të Zi gjatë luftës vazhdojnë të llogariten si të zhdukur.
XS
SM
MD
LG