Ndërlidhjet

AI: Aktivisti opozitar rus - i burgosur i ndërgjegjjes


Organizata Amensty International e ka shpallur aktivistin opozitar rus, Sergei Udaltsov, të burgosur të ndërgjegjjes dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Zoti Udaltsov, që e udhëheq lëvizjen opozitare Fronti i Majtë, ishte dënuar me 15 ditë burgim, më 1 gusht, për pjesëmarrje në një tubim të paparalajmëruar, në të cilin promovohej liria e të tubuarit, një ditë më parë.

Amentsy International tha se ka bazë “serioze” për të besuar se dënimi me burg ishte i motivuar politikisht.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se arrestimi i sërishëm i Udaltsovit, gjatë viteve të fundit, sugjeron se aktivisti ishte dënuar ekskluzivisht për ushtrimin paqësor të së drejtës së tij për liri të shprehjes dhe liri të tubimit.
XS
SM
MD
LG