Ndërlidhjet

Dhunë në Siri, 23 të vrarë


Të paktën 23 persona kanë humbur jetën në Latakia të Sirisë, pas ndërhyrjes së forcave qeveritare me tanke dhe armë zjarri.

Dëshmitarët thonë se shpërthimet dhe të shtënat mund të dëgjohen në gjithë qytetin, të banuar kryesisht me popullsi sunite.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, kanë përsëritur thirrjet për ndalimin e menjëhershëm të dhunës në Siri.

Nga goditja vdekjeprurëse e forcave të presidentit Bashar al-Asad besohet të kenë humbur jetën rreth 1700 persona, që nga shpërthimi i protestave në muajin mars.

XS
SM
MD
LG