Ndërlidhjet

Prokuroria Speciale ngre aktakuza kundër dy personave


Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngre dhe dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prizren aktakuzë kundër dy të pandehurve Resmije Osmani dhe Gëzim Rexhaj, që të dy nga Prizreni. Një një komunikatë nga prokuroria thuhet se “aktakuza ka të bëjë me veprat penale shpëlarja e parasë, shmangie nga tatimi, keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi dhe kontrabandimi i mallrave”.

Sipas komunikatës “gjatë afarizmit disavjeçar kjo kompani nuk ka paguar as një cent në emër të obligimeve ligjore ndaj buxhetit të Kosovës”.

Gjatë aktivitetit kriminal thuhet nw komunikatë “kontrabandim të mallit, me mospagimin e obligimeve ligjore ndaj buxhetit të Kosovës, të pandehurit e kanë dëmtuar buxhetin e vendit për më shumë se 793 mijë euro vetëm në emër të tatimit, ndërsa vlera e taksës doganore nuk është llogaritur”.

Lidhur me këtë rast hetimet i ka udhëhequr dhe ka ngre aktakuzën një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG