Ndërlidhjet

Çeçeni: Shtatë policë të varrë nga sulmi vetëvrasës


Shtatë policë, janë vrarë nga sulmi vetëvrasës në Grozni të Çeçenisë.

Një burim policor i ka thënë agjencisë Interfaks se sulmuesi e ka vrarë vetveten kur patrulla policore ishte përpjekur për ta arrestuar.

Nga shpërthimi u plagosën edhe 16 të tjerë.

Sulmi ndodhi afër ndërtesës së parlamentit lokal në fund të muajit të Ramazanit.

Lideri Republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadirov, tha se “banditi” ishte përpjekur të ndërmarrë sulm terrorist në ditën më të shenjtë për Myslimanët.
XS
SM
MD
LG