Ndërlidhjet

Paris: Liderët botërorë e mbështesin KTK-në e Libisë


Liderët botërorë kanë premtuar lirimin e miliarda dollarëve të fondeve të bllokuara të Libisë, për të ndihmuar Këshillin Tranzicional të kryengritësve, për t’i ripërtrirë shërbimet bazike dhe për fillimin e rindërtimit, pas luftës gjashtëmuajshe, me të cilën u mbyll diktatura 42 vjeçare e Muamer Gadafit.

Liderët dhe të dërguarit e afro 60 vendeve dhe të Kombeve të Bashkuara, u takuan mbrëmë në Paris me liderët e Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë.

Presidenti francez, Nikollas Sarkozi, tha se 15 miliardë dollarë të fondeve të Libisë, që ishin ngrirë, do të lirohen për ta ndihmuar këtë këshill në përpjekjet për rindërtim.

Por, nga ana tjetër, kolonel Gadafi, që ende nuk dihet se ku ndodhet, e ka dhënë një deklaratë të re, në të cilën ai fton për luftë guerile kundër forcave kryengritëse, që mbështeten nga NATO-ja, e të cilat e përmbysën regjimin e tij.
XS
SM
MD
LG