Ndërlidhjet

Çitaku: BE e ashpër në vlerësimin e progresit për Kosovën


Autoritetet e Bashkimit Evropian janë veçanërisht të ashpra në vlerësimin e progresit të Kosovës, tha ministrja e integrimeve evropaine, Vlora Çitaku.

“Ne duhet të bëjmë përpjekje të një studenti A, që ai të notohet me C-“, tha Vlora Çitaku, në intervistën për agjencinë DPA në Bruksel.

Ajo është shprehur se pesë vendet e BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, janë faktor i papajtueshmërisë së BE-së ndaj Kosovës, e cila dëshiron që sa më shpejt t’i filloj bisedat me Brukselin për heqjen e regjimit të vizave.

Shtetasit e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk janë të përfshirë në liberalizimin e vizave me BE-në.

Vlora Çitaku theksoi se raporti i ardhshëm vjetor i Komisionit Evropian, nuk do të jetë aq pozitiv, meqë Kosova “kishte vetëm katër muaj” për të punuar në reforma gjatë vitit të kaluar, pasi ishin mbajtur dy palë zgjedhje.
XS
SM
MD
LG