Ndërlidhjet

FMN: Tash fazë më kritike se në 2008


Fondi Monetar Ndërkombëtar tërhoqi vërejtjen se sistemi financiar në botë është tani më i prekshëm se sa në kohën e krizës globale ekonomike në vitin 2008.

Në një raport mbi stabilitetin global financiar, FMN-ja vlerëson se “po ikën koha për të trajtuar dobësitë” të cilat kërcënojnë sistemin bankar dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Sipas raportit, disa banka evropiane janë veçanërisht të dobëta dhe se “urgjentisht kanë nevojë të rrisin nivelet kapitale”.
XS
SM
MD
LG