Ndërlidhjet

KMDLNJ kritikon EULEX-in për rastin Zogaj


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kritikuar EULEX-in për, siç thuhet, veprim të papërgjegjshëm në rastin e dëshmitarit Agim Zogaj, i cili ka pasur statusin e dëshmitarit të mbrojtur në një proces që fillon në fund të muajit tetor.

KMDLNJ ka shprehur dyshime nëse vërtet bëhet fjalë për vetëvrasje të Zogajt, duke thënë se tashmë nuk mund të flitet për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

"Me një veprim të papërgjegjshëm, EULEX-i po e prejudikon procesin gjyqësor, duke i dëmtuar të gjitha palët në proces. Ky rast tragjik është një sinjal dhe vërejtje për autoritetet vendore se duhet, sa më shpejt që të jetë e mundur, të funksionalizohet burgu për dëshmitarët e mbrojtur në Dubravë", thuhet pos tjerash në kumtesën e KMDLNJ-së.

Agim Zogaj, dëshmitari kyç në rastin Kleçka, thuhet të ketë bërë vetëvrasje në një park të Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG