Ndërlidhjet

Partitë sllovake fillojnë bisedimet për eurozonën


Bashkimi Evropian sot i ka bërë thirrje Sllovakisë që të mbajë urgjentisht votime të reja rreth propozimit për ratifikimin e mekanizmit mbrojtës për euron, e cila shihet si zgjidhje për krizën financiare.

Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuj, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, thanë në një deklaratë të përbashkët se fondi prej 440 miliardë eurosh është “në interesin e të gjitha vendeve të euros, duke përfshirë edhe popullin sllovak.”

Deklarata vjen në kohën kur partitë në qeverinë e Sllovakisë kanë filluar diskutimet me opozitën rreth ratifikimit të mekanizmit për fuqizimin e eurozonës.
XS
SM
MD
LG