Ndërlidhjet

SHBA, K. Jugore: Nuk do të lejohet agresion i K. Veriore


Zyrtarët e lartë të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore, i kanë tërhequr vërejtjen Koresë Veriore, se nuk do të tolerohet agresion i mëtejmë, pas dy incidenteve vdekjeprurëse vitin e kaluar.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, dhe kolegu i tij nga Koreja Jugore, Kim Kvan-jin, në një konferencë për shtyp në Seul, thanë se ata kanë vendosur rritjen e “shikimit të aktiviteteve të kombinuara”.

Ata nuk e kanë elaboruar më hollësisht këtë deklaratë, por duket se ajo nënkupton forcimin e vëzhgimit dhe të mbledhjes së inteligjencës.

Në kumtesën e përbashkët, të dy palët e kanë riafirmuar solidaritetin dhe vigjilencën kundër sulmit potencial nga ana e Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG