Ndërlidhjet

Dështon peticioni për thirrjen e Ahmedinexhadit në interpelancë


Një deputet iranian i cituar nga agjencia e lajmeve Associated Press, thotë se një peticion për të ftuar presidentin, Mahmud Ahmadinexhad, në interpelancë në lidhje me akuzat që përfshijnë korrupsionin, dështoi sot pasi disa deputetë tërhoqën mbështetjen e tyre për këtë veprim.

Të dielen, 73 deputetë e kanë nënshkruar peticionin, duke përmbushur kërkesat kushtetuese që një e katërta e deputetëve në asamble duhet të mbështesë ofertën, për të thirrur një president në interpelancë.

Por, deputeti i shquar Muhamad Hosein Farhangi, tha se të paktën tre ligjvënës tërhoqën nënshkrimet e tyre sot.
XS
SM
MD
LG