Ndërlidhjet

Flasin për qeverinë emergjente


Kryeministri i Greqisë, George Papandreu, pritet të takojë gjatë ditës presidentin e vendit për të diskutuar formimin e një koalicioni emergjent qeverisës, i cili do të çonte përpara çështjen e krizës së borxheve.

Takimi i Papandreut me Karllos Papulias vjen pas kalimit të mocionit të votëbesimit, gjatë të cilit prej 300 ulëseve në parlament, Papandreun e mbështetën 153 ligjvënës.

Në një fjalim që mbajti të premtën para votëbesimit, Papandreu bëri thirrje për krijimin e një qeverie emergjente me qëllim miratimin e ndihmës 130 miliardë euroshe me të cilën do të shmangej bankrotimi total i shtetit.
XS
SM
MD
LG