Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian bllokon asetet e 18 sirianëve


Tetëmbësdhjetë sirianëve u janë bllokuar asetet nga Bashkimi Evropian, sepse kanë ndihmuar në goditjet ndaj protestuesve në Siri, e që nuk përfshijnë vetëm zyrtarë ushtarakë por edhe hakerë të kompjuterëve.

Dymbëdhjetë prej tyre, zyrtarë ushtarakë ose të shërbimit të intelegjencës, thuhet se janë përgjegjës për dhunë kundër civilëve, sipas një liste të lëshuar sot, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Ndërsa, tre të tjerët akuzohen nga Bashkimi Evropian, se janë antarë të Armatës Elektronike Siriane, e cila përdorë internetin për të sulmuar aktivistët anti-qeveritarë.

Të penalizuarëve u ndalohet ushëtimi në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG