Ndërlidhjet

Mirëpresin arrestimin e të birit të Gadafit


Gjykata Ndërkombëtare për Krime mirëpriti arrestimin e Saif Al Salamit-i biri i ish-presidentit të vrarë të Libisë, Muamer Gadafi.

Gjykata vlerësoi se “autoritetet kanë ndërmarrë një veprim të madh në përgjegjësinë për një proces të drejt dhe në përmbushjen e obligimeve të tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Saif Al Salam ishte arrestuar të shtunën në Libi.

Kryeministri i përkohshëm i Libisë, Abdel Rahim Al Kib, bëri, ditë më parë, të ditur që arrestimi i të akuzuarit për krime kundër njerëzimit të jetë bërë në qytetin Zintan.

Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar autoriteteve në Libi t’i ofrojnë të arrestuarit një “trajtim njerëzor”.
XS
SM
MD
LG