Ndërlidhjet

Përfundojnë mbjelljet vjeshtore në Kosovë


Kanë përfunduar mbjelljet vjeshtore të kulturave levërtare bujqësore, njoftoi ministria e bujqësisë.

“Në bazë të raporteve të 32 drejtorive komunale bujqësore, gjithsej sipërfaqe të mbjella në vitin 2011 janë 90.503.6 hektarë me kultura levërtare. Prej këtyre, 83.875 hektarë janë mbjellë me grurë, që krahasuar me vitin e kaluar më shumë janë rreth 6.000 hektarë, 3905 hektarë me elb, 921.6 me thekër dhe 1802 me bimë foragjere”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ministria.

Ministria u zotua që, nëpërmjet pagesave direkte, t’i mbështes fermerët edhe këtë vit në mbjelljet e kulturës bujqësore të grurit me nga 100 euro për sipërfaqet që janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në shpalljen publike.
XS
SM
MD
LG