Ndërlidhjet

Hina Rabani Khar i telefonin Klintonit


Ministrja e punëve të jashtme i Pakistanit, Hina Rabani Khar, i ka telefonuar sot sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, për të shprehur “zemrimin e thellë” të Pakistanit rreth sulmit të djeshëm të NATO-s në postin kufitar të Pakistanit, ku mbetën të vrarë së paku 24 ushtarë.

Khar raportohet t’i ketë thënë Klintonit se sulmi “demonstron një mospërfillje të plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe jetës së njeriut, është shkelje e sovranitetit të Pakistanit dhe shtyn Pakistanin të rishqyrtojë kushtet e angazhimit”.

Ndërsa Klinton dhe sekretari i mbrojtjes, Leon Paneta, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke ofruar “ngushllimet më të thella” për viktimat.

Në anën tjetër, NATO ka premtuar se do ta hetojë këtë incident me shumë vëmendje.
XS
SM
MD
LG