Ndërlidhjet

Ban Ki Mun lavdëron votimin egjiptian


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka lavdëruar zgjedhjet egjiptiane, të cilësuara si përgjithësisht të qeta e të rregullta.

Zëdhënësi Martin Nesirki ka thënë se Ban uron të gjithë qytetarët e Egjiptit.

Ai gjithashtu tha se Ban beson se është qenësore që si pjesë e tranzicionit demokratik të vendit i gjithë procesi i votimit të vazhdojë të mbahet në mënyrë paqësore dhe të besueshme.

Këto komente të sekretarit Ban vijnë pas rreshtimit të sotëm të egjiptianëve para kutive të votimit, për një ditë të dytë votimesh, në zgjedhjet e para që nga largimi i Hosni Mubarakut në shkurt të këtij viti.

Edhe dy rrethe të tjera të votimit janë paralajmëruar të mbahen në fund të janarit.
XS
SM
MD
LG