Ndërlidhjet

Antarët e BE-së pajtohen për traktatin e ri


Antarët e Bashkimt Evropian, me përjashtim të Britanisë, kanë rënë dakord për një traktat me qëllim të zgjidhjes së krizës financiare në eurozonë.

Në takimin e sotëm në Bruksel, Britania ka kundërshtuar një shtytje franko-gjermane për disiplinë më të rreptë buxhetore dhe sanksione për shkelësit e kësaj disipline.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj, tha në një konference shtypi në Bruksel se kundërshtimi i Britanisë ka të bëjë me paketën e rregullave të reja - të njohur si "kompakt fiskal".

"Një traktat ndërqeveritar do ta bëjë këtë marrëveshje të detyrueshme. Në kombinim me legjislacionin dytësor dhe angazhimet e forta politike, kjo do t'i japë kompaktit fiskal forcën e plotë. Për më tepër, kjo marrëveshje do të jetë e hapur për vendet jo-eurozonë. Me përjashtim të njërit, të gjitha vendet kanë po konsiderojnë pjesëmarrjen”, ka thënë Rompuj.

Nga nëntë anëtarët e BE-së jashtë eurozonës, Hungaria, Republika Çeke dhe Suedisa kanë thënë se do të duhet të konsultohen në parlamentet e tyre. Ndërsa gjashtë të tjera - Danimarka, Polonia, Bullgaria, Rumania, Letonia, Lituania – kanë rënë dakord që të bashkoheshin.
XS
SM
MD
LG