Ndërlidhjet

Atifete Jahjaga mori pjesë në varrimin e Havelit


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore mortore, të organizuar në Katedralen e Shën Vitos në Pragë, për t’i dhënë lamtumirën ish-presidentit Vaclav Havel, që ndërroi jetë më 18 dhjetor të këtij viti.

Presidentja Jahjaga në ceremoninë mortore i shprehu ngushëllimet e saj, të institucioneve të Kosovës dhe popullit të Kosovës bashkëshortes së ish-presidentit Havel, Dagmar Havlova dhe zyrtarëve më të lartë të Republikës së Çekisë.

Në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën Presidentit Havel, kanë marrë pjesë dhjetëra delegacione nga e gjithë bota, në mesin e të cilëve 20 presidentë të vendeve të ndryshme.

Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar z.Havel si mik të madh të Kosovës dhe ka thënë se vdekja e tij është një humbje e madhe për popullin dhe shtetin çek, por edhe për gjithë popujt liridashës në botë.

Vaclav Havel ishte mik dhe përkrahës shumë i madh i Kosovës. Për këtë ai u nderua me dekoratën e lartë “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova”.
XS
SM
MD
LG