Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një ushtar amerikan


Ushtria e Afganistanit ka njoftuar se një person me uniformë të armatës afgane ka hapur zjarr kundër një grupi të amerikanëve, në një bazë ushtarake në pjesën jugore të Afganistanit, duke vrarë një ushtar të Shteteve të Bashkuara dhe plagosur një tjetër.

Zëdhënësi i ushtrisë afgane, Mohamad Zahir Azimi, tha se personi i armatosur poashtu ishte vrarë gjatë të shtënave, ditën e diel, në një bazë në provincën Zabul.

Ai theksoi se po zhvillohen hetime për të përcaktuar nëse personi i armatosur ishte pjesëtar i ushtrisë afgane.

Nga ana tjetër, në një kumtesë të Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, thuhet vetëm se në një incident është vrarë një pjesëtar i koalicionit, qartas nga një ushtar afgan, por nuk e ka zbuluar kombësinë e ushtarit të vrarë.

Ky ishte incidenti më i ri në serinë e incidenteve të ngjashme në të cilat ushtarët ndërkomnbëtarë janë vrarë gjatë të shtënave me ushtarët afganë ose me persona të armatosur me uniformë afgane.
XS
SM
MD
LG