Ndërlidhjet

Gilani nuk i frikësohet grusht shtetit


Zyrtarët e Pakistanit dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë mohuar raportet e lajmeve se kryeministri pakistanez e ka kontaktuar me telefon Komisionin e Lartë Britanik, për të shprehur frikën e tij se një grush shteti ushtarak është i pashmangshëm në vendin e tij.

Në një raport të publikuar dje, agjencia e lajmeve AP, duke cituar burime anonime, lajmëron se kryeminisri pakistanez, Juzuf Reza Gilani e ka pyetur Komisionerin e Lartë, Adam Tompson për përkrahjen e Britanisë për qeverinë e tij që po sulmohet.

Ndërkoh137, zëdhënësi i Gilanit, Akram Shahidi i ka thënë CNN-it se këto raporte janë tërësisht të pavërteta. Sipas tij, kryeministri nuk ka folur me Komisionerin e Lartë rreth kësaj çështjeje.

Edhe zëdhënësi i Komisionerit të Lartë tha se nuk ka pasur ndonjë thirrje telefonike dhe se komisioneri ka kërkuar nga agjencia e lajmeve, AP, që ta publikojë një reagim.
XS
SM
MD
LG