Ndërlidhjet

Kurti paralajmëron vazhdimin e protestave


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur se protestuesit do të qëndrojnë në rrugët magjistrale që çojnë kah pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, derisa institucionet të zbatojnë në tërësi reciprocitetin me shtetin serb.

“Sot jemi në mbrojtje të Republikës së Kosovës e prodhimit vendor. Protesta është paqësore, kjo protestë e demokratizon dhe e mbron Republikën tonë dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në vazhdimësi, deri atëherë kur të ndërmerren masat prej institucioneve, Policisë së Kosovës që ta zbatojnë këtë reciprocitet. Reciprociteti nuk mund të jetë i kufizuar me kohë prandaj edhe ne po qëndrojmë këtu edhe më tutje”, ka thënë Kurti në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka sqaruar se që nga fillimi i protestës në orën 13, ka nisur edhe zbatimi i reciprocitetit.

“Prej se ka filluar kjo protestë paqësore po zbatohet reciprociteti i plotë politike, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Për shkak se asnjë maune, asnjë makinë e Serbisë nuk po kalon. Pra, motoja jonë “Serbia nuk kalon” po zbatohet dhe Policia e Kosovës është ajo që nuk po na i sjellë maunet dhe veturat e Serbisë në brendi të territorit të Kosovës".

"Do të vazhdojmë të qëndrojmë edhe në orët në vijim, edhe në ditët në vijim, deri atëherë kur Qeveria e Kosovës do të thotë ‘tash do ta bëjë shtetin e dinjitetshëm, do ta mbrojë republikën’. Kufiri me Serbinë është ndërkombëtar, Serbia është shtet armik dhe nuk do të lejohet ndërhyja dhe hyrja e saj”, tha Kurti, që po qëndron me protestuesit në dalje të Podujevës, ku Policia ka ndaluar marshin e protestuesve ka pika kufitare në Merdare.
XS
SM
MD
LG