Ndërlidhjet

Hazanavisju merr Çmimin e Artistit


Regjisori francez i filmit, Mishell Hazanavisju, ka fituar Çmimin e Artistit nga Unioni i Regjisorëve të Amerikës - një çmim ky që tradicionalisht është indikator i fortë për Oscar-in.

Hazanavisju mundi konkurrencën nga Udi Allen dhe Martin Skorsis, me filmat “Midnight in Paris”, përkatësisht “Hugo”, si dhe Dejvid Finçerin dhe Aleksander Pejnin me filmat “The Grirl with the Dragon Tattoo” dhe “The Descendants”.

Filmi fitues është një përkushtim ndaj epokës së heshtur të filmit.
XS
SM
MD
LG