Ndërlidhjet

Menaxhimi i parasë publike - sfidë për autoritetet


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet kompetente jo rrallëherë kanë marrë kritika për keqmenaxhim të financave publike, si nga organizatat financiare ndërkombëtare, po ashtu edhe nga ato vendore.

Por, ekzekutivi i vendit këtë çështje e ka vendosur në një ndër objektivat kryesorë të punës për vitin 2012. Të paktën kështu ka premtuar Bedri Hamza, ministër i Financave, gjatë shpalosjes së prioriteteve të punës për këtë vit.

Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike shprehen skeptikë lidhur me mundësinë e menaxhimit transparent të parasë publike.

Berat Rukiqi, sekretar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se për shpenzimin e mjeteve buxhetore, nevojitet kujdes i shtuar nga të gjitha agjencitë buxhetore dhe njëherësh kërkohet respektimi dhe zbatimi i Ligjit për menaxhimin e financave publike.
T'i adresojnë vërejtjet që i ka dhënë auditori vazhdimisht për menaxhimin e parasë publike, dhe nëse këto adresohen, atëherë mund të ketë rezultat.

T'i adresojnë vërejtjet që i ka dhënë auditori vazhdimisht për menaxhimin e parasë publike, dhe nëse këto adresohen, atëherë mund të ketë rezultat. Në anën tjetër, nëse këto nuk janë konform edhe vërejtjeve të auditorit dhe raporteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, atëherë Kosova do të vazhdojë të ketë ngecje në menaxhimin e financave publike”, thotë Rukiqi.

Sipas Rukiqit, autoritetet kompetente duhet të ruajnë stabilitetin financiar dhe të eliminohen shqetësimet lidhur me keqmenaxhimin e parasë publike, në mënyrë që të rregullohen raportet edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte ndërprerë një marrëveshje me autoritetet kosovare për shkak të rritjes së pagave - shpenzime këto, siç është thënë, kishin devijuar nga programi i FMN-së.

Por, personeli i FMN-së dhe autoritetet kanë arritur një marrëveshje në nivel mbi Programin e Monitorimit të Personelit, sipas së cilës, do të krijohet një mekanizëm përcjellës, që mund të çojë në një marrëveshje të mbështetur nga ky institucion në vitin 2012.

Ne e dimë se ka shqetësime në raportet e auditimit dhe këto shqetësime duhet të adresohen në mënyrë që ne të arrijmë edhe te marrëveshja e FMN-së që pritet të arrihet për periudhën e dytë të këtij viti”.

Prandaj, ne të gjithë duhet të përqendrohemi, në mënyrë që të kemi një rezultat që na mundëson që në këtë fushë, FMN-ja, por edhe auditori i përgjithshëm, të na vlerësojë pozitivisht dhe mos të jetë ky një problem që na përcjell me vjet”, thekson Rukiqi.

Në anën tjetër, Naim Gashi konsideron se për një menaxhim më efikas të parasë publike, nevojitet luftimi i korrupsionit.

E, për luftimin e kësaj dukurie, sipas tij, kërkohet forcimi i sistemit të drejtësisë.

Luftimi i korrupsionit bëhet përmes shkurtimit të hapësirës për korrupsion.
Luftimi i korrupsionit bëhet përmes shkurtimit të hapësirës për korrupsion. Ai do të thotë një reformim i Ligjit për Prokurimin Publik, që është bërë vitin e kaluar, me sugjerimin e Komisionit Evropian. Do të thotë, lënien e hapësirave më të vogla, për subjektivizëm në vlerësimin e tenderëve publik”, shprehet Gashi.

Sidoqoftë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar në vend.

Kjo zyrë, në bazë vjetore, e kryen auditimin e rregullsisë së buxhetit në të gjitha institucionet shtetërore, por edhe subjekte tjera, të cilat janë më shumë se 50 për qind në pronësi publike, ose që marrin mjete financiare nga Fondi i Konsoliduar i Kosovës.

Megjithatë, jo rrallëherë kjo zyrë ka paraqitur vërejtje se ende ekziston një shkallë e keqpërdorimit të parasë publike në institucione të ndryshme në Kosovë.
XS
SM
MD
LG