Ndërlidhjet

Francë: Sarkozi e filloi fushatën e rizgjedhjes me premtime


Presidenti francez, Nikollas Sarkozi, e ka filluar fushatën e tij për rizgjedhje, duke paralajmëruar kundërshtimin e martesës së gjinisë së njejtë dhe eutanazinë.

Në një intervistë për gazeatën Le Figaro, Sarkozi i hodhi poshtë planet e rivalit të tij socialist, Fransua Holland, për lejimin e personave të jashtëm që të votojnë në zgjedhjet lokale, ndërsa ka propozuar mbajtjen e referendumit për kufizimin e të drejtave për përfitime të të papunëve.

Ai e ka portretizuar vetveten si mbrojtës i vlerave tradicionale në kohën e ndryshimeve.

Pritet që zyrtarisht presidenti aktual francez do ta shpallë kandidimin e tij për rizgjedhje brenda disa ditëve të ardhshme.

Zgjedhjet presidenciale në Francë mbahen në muajin prill.
XS
SM
MD
LG