Ndërlidhjet

"Artisti" e Meril Strip rrëmbejnë çmimet kryesore në BAFTA


Meril Strip
Meril Strip
Filmi pa zë Artisti(The Artist) dhe aktorja amerikane Meril Strip ishin fituesit më të mëdhenj në ndarjen e çmimeve për kinematografinë në Britani, ceremonia më e popullarizuar jashtë SHBA-së që nderon filmat.

Filmi Artisti fitoi shtatë çmime BAFTA, përfshirë atë për filmin më të mirë, duke rritur shpresat për rrëmbimin e çmimeve edhe në ndarjen e çmimeve Oskar.

Meril Strip u nderua me çmimin për aktoren më të mirë në portretizimin e ish kryeministres birtanike Margaret Theçer edhe si politikane në kulmin e karrierës së saj politike, por edhe si një zonjë e vjetër e e brishtë në filmin Zonja e Hekurt (The Iron Lady).
XS
SM
MD
LG