Ndërlidhjet

SHBA shpreh "zemërim" ndaj sulmeve në Homs


Homs
Homs
Departamenti amerikan i Shtetit ka thirrur të dërguarin e Sirisë në Uashington për t'i shprehur “zemërim” ndaj sulmeve të vazhdueshme në Homs.

Thirrja u bë pasi trupat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Asad, kanë intensifikuar sulmet me artileri dhe tanke në lagjen Baba Amer.

Aktivistët thonë se Homsi për përjeton sulmet më të rënda që kur kanë nisur trazirat pothuajse një vit më parë.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se energjia elektrike është ndërprerë në disa lagje të Homsit.

Shifrat e fundit të Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 7,500 të vrarë në Siri që nga shpërthimi i protestave anti-qeveritare në marsin e kaluar.
XS
SM
MD
LG