Ndërlidhjet

Kosovë: Katër persona të arrestuar në Vushtrri


Pjesëtarë të misionit EULEKS në Kosovë
Pjesëtarë të misionit EULEKS në Kosovë
Sot në mëngjes, nën mbikëqyrjen e një prokurori të misionit EULEKS, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pjesëtarët e policisë së Kosovës për luftën kundër korrupsionit, i kanë arrestuar katër persona në Vushtrri.

Mëtutje, siç ka njoftuar EULEKS-i, gjatë këtij aksioni janë bastisur disa shtëpi dhe hapësira të tjera në këtë qytet.

Sipas njoftimit, bastistjet dhe arrestimet “janë kryer në kontekst të një hetimi lidhur me shkeljet penale, përfshirë okupimin e paligjshëm të pronës, shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit dhe krim të organizuar”.
XS
SM
MD
LG