Ndërlidhjet

Spanja ekstradon 'bosin e mafias' në Rusi


Logo e Interpolit
Logo e Interpolit
Spanja ka ekstraduar kreun e dyshuar të krimit të organizuar, i cili lidhet me vrasjen e 27 personave dhe të 7 tentim-vrasjeve.

Zyrtarët e Interpolit kanë dërguar Dimitri Belkinin nga Madridi në Moskë.

Belkin, që akuzohet se ka qenë lider i bandës Orekovo, akuzohet për organizimin e grupeve kriminale, për vrasje- përfshirë edhe vrasjen e një hetuesi të lartë rus, si dhe për tentim-vrasje dhe trafikim ilegal të armëve në mes të vitit 1995 dhe 1998.

Grupi Orekovo është i përfshirë po ashtu në krime tjera brenda dhe jashtë Rusisë.

Belkin është arrestuar në Spanjë një vit më parë, dhe në muajin shkurt, Spanja ka rënë dakord që ta ekstradojë atë në Rusi.
XS
SM
MD
LG