Ndërlidhjet

Daçiq: BE dhe SHBA kanë kërkuar që të mos i mbajmë zgjedhjet në Kosovë


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar që Serbia të mos e shpallë mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, po për të, ky opsion ishte i papranueshëm.

Duke folur para gazetarëve në Beograd, zoti Daçiq tha se me shpalljen e zgjedhjeve në gjithë territorin e saj, Serbia nuk e rrezikon askend dhe se kjo është bërë në harmoni me Kushtetutën dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Meqë Sllavica Gjukiq – Dejanoviq është nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, as ajo nuk ka mundur të veproj ndryshe”, pos t’i shpallë zgjedhjet, tha Daçiq, i cili është lider i PS-së së Serbisë.
XS
SM
MD
LG