Ndërlidhjet

Fjalimi i Ahmadinexhadit largon delegacionin amerikan


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad - foto arkivi
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad - foto arkivi
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, duke folur në një konferencë rajonale, e ka cilësuar politikën e SHBA-së në Afganistan si burim të të gjitha problemeve në vend.

Komentet e tij kanë bërë që delegacioni amerikan të braktisë konferencën e sotme në Dushanbe të Taxhikistanit.

Ahmadinexhad ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në Afganistan në vitin 2001, me pretekstin për të luftuar kundër terrorizmit dhe se të njëjtin pretekst “janë duke e shfrytëzuar për të rrethuar gjithë rajonin”.

Konferenca në Dushanbe është takimi i pestë i tillë që nga viti 2005 dhe synon të nxisë bashkëpunimin në rindërtimin e Afganistanit.

Delegacioni i SHBA-së, i udhëhequr nga ndihmës-sekretari i shtetit, Robert Bllejk, është kthyer në sallë pas fjalimit të Ahmadinexhadit.
XS
SM
MD
LG