Ndërlidhjet

Izraeli përgatitet për protesta


Ilustrim me pamje arkivi
Ilustrim me pamje arkivi
Autoritetet izraelite kanë forcuar sigurinë në vend, në prag të protestës së izraelitëve arabë dhe palestinezëve për të shënuar Ditën e Tokës.

Ngjarja organizohet çdo vit më 30 mars dhe shënon vdekjen e gjashtë izraelitëve arabë, të vrarë nga policia e Izraelit gjatë demonstratave të vitit 1976 kundër planeve për të pushtuar tokën arabe në Galilee.

Ministri i Sigurisë Publike në Izrael, Jitzhak Aharanoviç, tha se “udhëzimet janë që të gjithëve t’iu lejohet shënimi i Ditës së Tokës në mënyrë paqësore”.

Për të siguruar rendin raportohet për mijëra policë të vendosur anembanë vendit, ndërsa ushtria izraelite ka forcuar pozicionet e saj përgjatë kufijve.
XS
SM
MD
LG