Ndërlidhjet

Irani nuk heq dorë nga pasurimi i uraniumit


Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi
Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi
Ministri i Jashtëm iranian Ali Akbar Salehi tha se Irani nuk do të heqë dorë nga e drejta e tij për të pasuruar uraniumin, por, la të kuptohet se niveli i pasurimit është i hapur për diskutim.

Salehi i tha kanalit iranian staelitor Jam-e Jam se pasurimi i materalit bërthamor “mbulon një gamë të gjerë, që nga uraniumi natyror deri te pasurimi në nivelin 100 për qind”.

Ai tha se ekziston hapësirë për të biseduar për çështjet, pas takimit të autoriteteve iraniane me fuqitë e mëdha në Bagdad me 23 maj.

Komentet e Salehit pasojnë bisedimet e së shtunës në Stamboll në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive- Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe SHBA-së.

Këto bisedime janë të parat që u zhvilluan pas 15 muajsh.
XS
SM
MD
LG