Ndërlidhjet

Timoshenko kthehet në burg pasi refuzoi trajtimin mjekësor


Pamje nga gjykata në Harkov pak para fillimit të procesit kundër Julia Timoshenkos
Pamje nga gjykata në Harkov pak para fillimit të procesit kundër Julia Timoshenkos
Zyrtarët në qyetetin lindor të Ukrainës, Harkov, thanë sot se ish kryeministrja Julia Timoshenko, është kthyer në burg, pasi ka refuzuar trajtimin mjekësor në një klinikë lokale.

Timoshenko ishte dërguar në këtë klinikë të premten, për shkak të dhemjeve të mëdha në shpinë, por është kthyer në burg pasi, siç kanë thënë zyrtarët, ajo “kategorikisht” e kishte refuzuar trajtimin.

Mjekët perëndimorë, që më herët e kishin kontrolluar zonjën Timoshenko, kanë thënë se ajo kishte shprehur shqetësim se do të helemohej ose me qëllim të infektohej me ndonjë sëmundje, nëse vendoset në ndonjë spital në Ukrainë.

Mbështetësit e saj thonë se ajo ishte dërguar në spital me forcë.

Julia Timoshenko është duke e vuajtur dënimin me shtatë vjet burg për shkak të keqpërdoprimit të pozitës.

Ajo thotë se dënimi është i motivuar politikisht dhe paraqet përpjekje nga rivali i saj politik, presidenti Viktor Janukoviq, për ta heshtur atë.
XS
SM
MD
LG