Ndërlidhjet

Irani dënon djegien e Kuranit


Ilustrim
Ilustrim
Irani ka dënuar djegien e kopjeve të Kuranit nga pastori amerikan, Teri Xhons, në Florida.

Deklarata e lëshuar nga Ministria e Jashtme iraniane e ka quajtur aktin “fyes dhe provokues”, ndërsa u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara t’i kërkojnë falje botës myslimane.

Xhons ka djegur kopje të Kuranit më 28 prill për të protestuar kundër burgosjes së pastorit të krishterë, Juseg Ndarkhani, në Iran.

Ky i fundit, 32 vjeç, është arrestuar në vitin 2009 dhe është dënuar me vdekje për shkak të konvertimit. Dënimi i tij është përmbysur nga Gjykata Siupreme e Iranit në muajin shkurt.

Pentagoni i ka kërkuar Xhonsit të përmbahet nga djegia e Kuranit nga shqetësimi për sigurinë e forcave të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG