Ndërlidhjet

Procesi gjyqësor ndaj Afridit, "një farsë"


Shakil Afridi
Shakil Afridi
Vëllai i mjekut pakistanez të burgosur për shkak se i ndihmuar SHBA-të, t’i bien në gjurmë Osama bin Ladenit, i ka bërë thirrje kreut të Gjykatës Supremte të Pakistanit që të ndërhyjë për të lejuar apelin nga ana e vëllait të tij.

Xhamil Afridi iu tha gazetarëve të hënën, se procesi gjyqësor ndaj të vëllait ishte një farsë.

Doktor Shakil Afridi u gjet fajtor për tradhti në një gjykatë sekrete fisnore javën e kaluar dhe u dënua me 33 vjet burg.

Familja e tij thotë se procesi i apelit është duke u mbajtur pezull për shkak se autoritetet nuk e kanë lëshuar ende kopjen e vendimit të gjykatës.

Uashingtoni e ka quajtur dënimin e Afridit si "të padrejtë dhe të pajustifikuar."

Afridi ka zhvilluat një fushatë të rreme vaksinimi për të verifikuar praninë e prijësit të Al-Kadës prijësit në një kompleks në Abotabad, ku edhe u vra më pas në një sulm amerikan në maj të 2011-ës.
XS
SM
MD
LG