Ndërlidhjet

Familja shet shtëpinë e Emi Uajnhausit


Emi Uajnhaus
Emi Uajnhaus
Familja e këngëtares së ndjerë, Emi Uajnhaus, ka qitur në shitje shtëpinë e saj në Londër, me një çmim prej më shumë se 4 milionë dollarësh.

Zëdhënësi i familjes, Kris Godmen, tha se “këngëtarja e donte këtë shtëpi”, porse “do të ishte e papërshtatshme për familjen të jetonte në të”.

Shtëpia në lagjen Kamden të Londrës, ku Uajnhaus ka ndërruar jetë nga doza e tepruar e alkoolit, është bërë vend ku fansat hedhin lule, në kujtim të saj.

Agjencia e përfshirë në shitjen e shtëpisë ka thënë se ka “shumë të interesuar”.
XS
SM
MD
LG