Ndërlidhjet

Kubë: Vdiq boksieri legjendar Teofilo Stevenson


Boksieri legjendar kuban Teofilo Stevenson
Boksieri legjendar kuban Teofilo Stevenson
Boksieri legjendar kuban i kategorisë së rëndë, Teofilo Stevenson, i cili i kishte fituar tri medalje të arta në Olimpiada, por nuk e ka shfrytëzuar rastin që të takohet me kampionin amerikan, Muhamed Ali, ka vdekur në moshën 60 vjeçare.

Zyrtarët e sportit në Kubë thanë se ai kishte vdekur dje nga sulmi në zemër.

Në karrierën e tij 20 vjeçare, Stevenson, që ka fituar medalje të artë olimpike në Munih në vitin 1972, në Montreal (1976) dhe në Moskë (1980), konsiderohej boksieri më i mirë amator në botë i asaj kohe.

Pas Lojërave Olimpike në vitin 1976, organizuesit në Shtetet e Bashkuara i ofruan Stevensonit 5 milionë dollarë, për të kaluar në boksin profesionist dhe për të luftuar kundër Muhamed Aliut, që ishte kampion botëror në kategorinë e rëndë në boskin profesional.

Por, ai e refuzoi ofertën, duke thënë se i mbetet lojal Kubës komuniste, ku boksi profesionist ishte ilegal.
XS
SM
MD
LG